Aktuale

Del EMRI që po përflitet për të marrë “postin” e zv/kryeministres Balluku

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të propozojë emrin që do të mbajë detyrën e zv.kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Në koridoret e politikës dhe Qeverisë ka nisur të përflitet emri i Delina Ibrahimaj.

Megjithatë duhet theksuar se ende nuk ka një emër zyrtar apo vendim zyrtar për ndryshimin e numrit dy të qeverisë.

Në fund të muajit nëntor SPAK i njoftoi akuzën Belinda Ballukut për hetimin e tunelit të Llogarasë.

Po ashtu GJKKO vendosi pezullimin nga detyra. Veprimi u kundërshtua nga Qeveria që e cilësoi ndërhyrje në kompetencat mes pushteteve.

Delina Ibrahimaj ka lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2025, ajo mban postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.

Përpara kësaj detyre, duke nisur nga muaji shtator 2023, ajo ka ushtruar detyrën e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Të Ngjashme