Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deliu-Kodra: Mungesa e rrymës në Kosovë nuk është krizë, por vjedhje e shtetit

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë për shkak të mungesës së energjisë elektrike në shumë qytete e fshatra të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se kjo nuk po ndodh për shkak të mungesës së energjisë pasi, siç thotë ajo, furnizimi i rregullt ka qenë punë e kryer, por për shkak të mafisë energjetike që është rehatuar brenda Qeverisë.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas saj, kjo nuk është krizë energjetike, por kapje dhe vjedhje e shtetit.

“Vuk Hamoviq, Martin Berisha & CO, emra që s’kanë kurrfarë lidhje me interesin e qytetarëve, por shumë lidhje me fitimin, skemat dhe me shumë gjasë, edhe me financimin e fushatave. Qytetarët paguajnë më shtrenjtë, shteti shtiret i pafuqishëm, ndërsa disa të privilegjuar bëjnë milionat. Kjo s’është krizë energjetike. Kjo është kapje e shtetit. Është vjedhje e shtetit. Kosova ka pasur zgjidhje. Por Qeveria ka zgjedhur interesin privat mbi qytetarin”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Në fund, Deliu-Kodra u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë për ndryshim.