Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deliu – Kodra thotë se pret që sot VV ta ketë emrin e njëjtë për kryeparlamentare

 
   

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra tha se edhe sot pret që Lëvizja Vetëvendosje ta jap emrin e njëjtë për kryeparlamentare.

Deliu – Kodra tha se nuk sheh që do të ketë rrugëdalje nga kjo bllokadë.

“Nesër është përpjekja e shtatë  për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit. Jam e bindur që partia që ka dal fituese do ta ketë emrin e njëjtë, e them këtë në bazë të deklaratave të tyre. Nuk shoh që do të kemi rrugëdalje nga kjo bllokadë”.

“Unë nuk e shoh të rrugës që ne duhet të përcaktojmë emrin sepse është çështje e tyre se cili do të jetë kandidati për të udhëhequr me Kuvendin e Kosovës”, tha Deliu – Kodra.

Ajo nënvizoi se Partia Demokratike nuk frikësohen nga zgjedhjet.