Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, dha detaje të reja për takimin Kurti-Hamza, duke akuzuar kryeministrin për kushtëzim të votave për zgjedhjen e presidentit me votimin e Projektligjit për ndryshimet ne Ligjin për Speciale.
“Votoma Presidentin, ta votoj ligjin”, a ka shprehje ma të qartë të pazarit me kauzën e çlirimtarëve? Po thoni se UÇK-ja është e të gjithëve.
Atëherë pse vota juaj për ligjin varet prej asaj çka merrni për vete?
Nëse UÇK-ja është e të gjithëve, edhe përgjegjësia është e të gjithëve. Votojeni ligjin pa ia vu çmimin”, shkroi në Facebook, Deliu.
