![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/deliu-qeverise-krejt-kushtet-serbise-keni-me-ia-plotesu_64b66337232a3.png?resize=850%2C479&ssl=1)
Një serb me inicialet D.S, i cili u arrestua muajin e kaluar në vendkalimin Jarinje për sulmin e supozuar ndaj gazetarëve në veri, është liruar me kusht nga paraburgimi dje, konfirmoi avokati i tij Sërxhan Mitroviç.
E ndaj këtij lajmi ka reaguar deputetja e PDK, Blerta Deliu.
“E paskan liru edhe “terroristin” e radhës të arrestum në veri. Normalisht, edhe këtë, në koordinim me Radojçiqin”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Tutje, ajo i drejtohet qeverisë se, ‘jo veç që jeni tërheqë prej veriut, por krejt kushtet Serbisë keni me ia plotësu’.