Lajme

Deliu thotë që s’ka votë për ndonjë kandidat të LVV-së për president

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare për çështjet e emrave që janë propozuar për president, por ka theksuar se nuk ka votë për ndonjë kandidat i cili vie nga Lëvizja Vetëvendosje.

E kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar, ne do t’i diskutojmë krejt qëndrimet në grup parlamentar. Nuk mundem me thanë këtu çka kam parë deri tash, janë vetëm raportimet e mediave, po nuk ka diçka që zyrtarisht e kemi marrë sot. Ju e dini që afatet jemi vetëm në përmbyllje të afateve kushtetuese dhe për ne si grup parlamentar është me rëndësi që të takohemi edhe të shohim se si do të rrjedhë situata“, tha ajo.

Teksa tha se s’ka votë për kandidat të LVV-së, ajo përmendi edhe deklaratën e shefit të saj, pra Bedri Hamzës.

Nuk kam… mendoj që saktësisht e ka thanë edhe zotëri Hamza, e kemi sqaruar pozicionin tonë këtu, nuk kemi mbërritur deri tash në ndonjë marrëveshje, të paktën deri në këto momente. Po për detaje e kemi mbledhjen e grupit parlamentar, besoj që pas grupit do të informoheni me saktësi çka do të ketë“, u shpreh Deliu.

Të Ngjashme