Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Demolli nga Lëvizja “Fol”për ngërçin në Kuvend: Dëmet janë të mëdha, në fund do ta vuajën qytetarët

Aktivistët e Shoqëris Civili kanë mbajtur sot një aksion para oborrit të Kuvendit për të kundërshtuar kshtu mos-konstituimin e Kuvendit nag deputetët.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1 në një lidhje direkte ka folur edhe drejtoresha e Lëvizjes “Fol”, Mexhide Demolli ku tha se ky është reagim i vazhdimit paraprak dhe nuk do të jetë i fundit.

Tutje ajo theksoj se kjo çfarë po bëjnë në Kuvend ëshë diçka që nuk i shërben Demokracisë.

“Në fund të ditës mbetët në ndërgjegjen e tyre personale mirëpo ata kanë dhënë premtime para qytetarëve për një muaj rresht edhe qytetarët e kanë bërë atë dhe kjo që janë duke e bërë nuk është se është diçka qe i shërben Demokracisë”, ka thënë Demolli.

Demolli është shprehur se nga kjo situate dëmet janë miljonëshe dhe ata të cilët do e vuajnë në fund nga ky moskonstituim do të jenë qytetarët.

“Ne e dim edhe e kemi parë edhe në media se dëmet janë të mëdha nga moskonstituimi sepse bashkpunimi me BE-në dhe vendet e tjera do të ketë dëme me një shumë miljonëshe edhe këtë po e dinë deputetë dhe vazhdojnë me këtë situatë si dhe ajo se cfarë vlen të themi është se në fund qytetarët janë ata të cilët do e vuajnë këtë situatë”.