Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të shtunë aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, i cili për shkak të dëmtimeve dhe rrëshqitjeve u mbyll për disa ditë, ndërsa aktualisht qarkullimi po zhvillohet në një devijim provizor.
Kreu i qeverisë theksoi gjatë inspektimit se rrëshqitjet ishin natyrore dhe jo të shkaktuara nga dora e njeriut, që sipas tij, është aluduar.
“E gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga nga punimet është një manipulim i madhe dhe perversitet se këtu jemi në aksin e ri, një aks i ri nuk është këtu, nuk është i ndërtuar ende këtu. Ndërkohë që vazhdon puna këtej, pra ajo atje është nj rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik për shkak të mbingarkesës së shirave.”, tha Rama.
“Këtu jemi në një nga kantieret më strategjik të vendit, një nga veprat më të rëndësishme të programit tonë. E gjithë pjesa e ndërtuar tanimë është spektakolare në çdo aspekt, mbrojtja lumore është e standarteve të larta. Në një proces pune ndodhin këto të papritura. Në këtë rast është natyrore, fatkeqësi që ndodh. Është vërtetë dmth ndjesë njerëzve që u mbytën me baltë e llum nga të gjithë drejtimet.”, shtoi ai.
