Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëmtohet me mjete të forta një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

 
   

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër–Lepencit (bajpas-it), në territorin e komunës së Zubin Potokut.

Dëmtimi dyshohet të jetë kryer me mjete të forta.

Rasti është cilësuar si “asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.

Kujtojmë se kanali i Ibër-Lepencit ishte sulmuar edhe më 29 nëntor 2024. Policia e Kosovës kishte thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.