Lajme

​Dënim me burgim dhe gjobë ndaj të dyshuari E. K. për vjedhje të rëndë

 
   

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur sot aktgjykimin përmes video-lidhjes/video-incizimit, ndaj të pandehurit E.K., për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhja”.

Sipas njoftimit, gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 4 muaj, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.07.2025.

“Për pikat I, II dhe V të aktakuzës, gjykata ka refuzuar akuzën në bazë të dispozitave ligjore përkatëse, meqenëse Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga aktakuza”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim. 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme