1
Gjykata Themelore e Pejës ka vendosur që të pandehurit me inicialet A.H. t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv prej 6 (gjashtë) viteve për shkak të veprës penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Siç ka njoftuar Gjykata përmes një komunikatë për media, kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.
Moneytizer Paragrafi 2

