Lajme

“Depërtimi në Prekaz ka qenë i pamundur”, rrëfehet bashkëluftëtari i Adem Jasharit

Xhevahir Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jasharit, ka ndarë kujtimet e tij për ditët historike të 5, 6 dhe 7 marsit.

Në një speciale në kuadër të emisionit, ai ka rrëfyer sesi ushtria serbe kishte rrethuar dhe bllokuar fshatrat e Drenicës gjatë këtyre ditëve.

“5, 6, 7 marsi ka domethënie shumë të madhe për neve, kujtimet na rikthejnë për 28 vite mbrapa. Ka çka të kujtohet mjaftueshëm, ka çka flitet mjaftueshëm. Ka qenë një periudhë jo e zakonshme për neve, një forcë jashtëzakonisht e madhe.

Ushtria serbe, në atë kohë, u përfol se ka rrethuar afër 7 mijë trupa, nga Tërnavci, nga Morina, dhe kemi qenë të bllokuar të gjithë fshatrat e Drenicës. Më 4 mars kemi marrë informacion se Llausha do të rrethohej, ashtu e kemi pritur. Një pjesë e policisë serbe e ka rrethuar pjesën e Llaushës, dhe ushtarët e parë u vranë, përfshirë Miftar Rrecin të Llaushës, i cili ka qenë pjesë e rojës atë natë”, tha Geci.

Të Ngjashme