Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish sot. KosovaPress merr vesh se të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e sotme, mes tyre dhe marrëveshja me Bankën Botërore e cila ka afat ratifikimi deri sot më 13 shkurt.
Kuvendi edhe të enjten ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, ku është votuar rezoluta në mbrojtje të ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë.
Deputetët, po ashtu miratuan zgjatjen buxhetore edhe për muajin shkurt si dhe u funksionalizuan komisionet parlamentare.
Legjislatura e dhjetë e Kuvendit është konstituar më 11 shkurt, ku u formua edhe qeveria e re.
