Lajme

Deputetëve ju dërgohen ftesat për seancën konstituive, këto janë pikat e rendit të ditës

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës kanë pranuar ftesat për seancën konstituive nga u.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet të enjten, më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00.

Në ftesën e dërguar deputetëve është bashkëngjitur edhe rendi i ditës i kësaj seance.

Pika e parë e rendit të ditës parasheh formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Pas kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kryejnë betimin e deputetit.

Pika e tretë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ndërsa në fund pritet të zgjidhen edhe nënkryetarët e Kuvendit.

Të Ngjashme