1
Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka reaguar pas dyshimeve të ngritura se deputeti Armend Zemaj ka përdorur fjalë ofenduese që prekin komunitetin pakicë, gjatë përplasjes me qytetarin.
Ai tha se ka kontaktuar Zemajn, i cili ia ka mohuar se ka përdorur gjuhë ofenduese.
Moneytizer Paragrafi 2
“Pas reagimeve të shumta dhe të arsyeshme për dyshimet se gjoja është përdorur fjala “magjup m…”, e kontaktova personalisht z. Armend Zemaj dhe i paraqita shqetësimin tim lidhur me këtë çështje. Z. Zemaj më siguroi se fjala “magjup” nuk është përdorur nga ai dhe, sipas tij, prerja e videos që është publikuar nga disa media ka qenë e qëllimshme, me synim rëndimin e situatës. Deputeti më ka vënë në dispozicion videon origjinale, pa prerje, dhe nga ajo video vërtetohet se është përdorur fjala “majmun m…”. Si Partia Liberale Egjiptiane – PLE , ne nuk pajtohemi me asnjë formë të provokimit, fyerjes apo dhunës. Megjithatë, kemi edhe obligim moral e politik të jemi korrektë ndaj secilit, përfshirë edhe deputetin Armend Zemaj. Për këtë arsye, i kërkojmë ndjesë publike për reagimet tona të ngutshme”, tha ai.
Moneytizer Paragrafi 4
Artikull i sponzorizuar

