Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti danez: Nëse SHBA-ja pushton Grenlandën, do të ketë luftë

Deputeti danez, Rasumus Jarlov i tha CNN të martën se nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të pushtonte Groenlandën, “do të ishte një luftë dhe ne do të luftonim kundër njëri-tjetrit”.

“E dimë që amerikanët janë më të fortë se ne”, vazhdoi Jarlov, “por është detyra jonë të mbrojmë tokën dhe popullin tonë”.

Administrata Trump ka refuzuar të heqë dorë nga mundësia e veprimeve të armatosura për të sekuestruar Grenlandën, duke alarmuar thellësisht aleatët më të ngushtë të Amerikës, të cilët për dekada të tëra janë mbështetur te SHBA-ja për t’i mbrojtur nga kërcënime të tjera ushtarake.

Zyrtarët e Trump thonë se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për sigurinë e tyre kombëtare.

Anëtarët evropianë të NATO-s kanë thënë se Pekini dhe Moska nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm dhe nuk ka nevojë që SHBA-të ta marrin ishullin me forcë.

Shumë vende evropiane së fundmi kanë dërguar trupa përforcues në Grenlandë, përfshirë dhe vet Danimarkën që ka përforcuar sigurinë në ishullin arktik, pjesë e territorit të saj.