Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti i PDK-së: Kryetarët e partive po kalkulojnë në interesa të ngushta, jo në interes të shtetit

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka kritikuar kryetarët e partive parlamentare për mungesë të vullnetit politik dhe vendimmarrje në interes të shtetit.

Këto komente ai i bëri para seancës së 49-të për përpjekjen për konstituimin e Kuvendit, duke vlerësuar se vendi po përballet me mungesë qeverisjeje në një periudhë tejet të ndjeshme.

“Secili kryetar, pa përjashtim, po kalkulon në interesa të ngushta dhe asnjë në interes të shtetit. Shteti i Kosovës ka nevojë për qeverisje, sidomos ka interes për Gjykatën Speciale pas rrëzimit të mocionit atje dhe t’i dalim në mbështetje të tyre”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka komentuar edhe takimin e paralajmëruar mes kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj, që pritet të zhvillohet sot.

“Takimi i sotshëm tregon për presionin që e kanë brenda vetes, edhe Limaj edhe Kurti. Afati po përfundon, prandaj presioni për të gjetur zgjidhje është i madh”, ka shtuar ai.