Deputeti Valon Ramadani, nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka deklaruar të mërkurën se partia e tij është e gatshme të shkojë në zgjedhje të radhës, edhe nëse ato do të përsëriten disa herë gjatë vitit.
“Ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje në qershor, pastaj prapë në dhjetor, pastaj prapë qershor, dhjetor, qershor, dhjetor, sa herë të duan,” ka shkruar Ramadani në një postim në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se VV nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me partitë që, sipas tij, nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe fitoren prej 51% të partisë së tij.
Postim i plotë:
Ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje në qershor pastaj prapë në dhjetor, pastaj prapë qershor, dhjetor, qershor, dhjetor, sa herë të duan.
Por nuk e kemi në plan të lëshojmë pe përballë partive që nuk e pranojnë realitetin e fitores 51% dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje me konstruktivitet për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.
