Në protestatë e dhunshme të serbëve në veri për t’i kundërshtuar kryetarët e sapozgjedhur, sipas Arbër Rexhaj situatën më mirë do ta menaxhonte Njësia Speciale e Kosovës, më mirë sesa KFOR-i.
“Nuk është vetëm mendim i imi, por edhe i partive tjera që e kemi diskutuar në Komision, atë ditë KFOR-i e ka pësuar, situatën më mirë do ta menxahonte Njësia jonë Speciale, dhe s’do të ndodhte ajo e cila ndodhi me KFOR-in. Sado që mund të tingëlloj arrogante, është faktike dhe reale, sepse Policia e Kosovës ka qenë shumë e gatshme ta menaxhoj atë protestë më mirë. Mirë që ndërhyri KFOR-i.”, tha Rexhaj.
Teksa ka folur për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat e veriut, Rexhaj e ka quajtur puç ndaj institucioneve të Kosovës, dorëheqjet e serbëve nga Policia, Gjykatat e komuat.
“Aty pati një puç ndaj Republikës së Kosovës. Pra, Policia, gjyqësia me një klik të Vuçiqit ra përtoke. Çka do të duhej të bënte qeveria e Kosovës. Ta pranonin atë, t’i lusnin të riktheheshin, apo të vazhdonin rrugën e cila është ligjore. Ta hapnim konkursin për policë, gjë që e bëm dhe së shpejti do të hapen konkurset për pozicionet tjera.”, u shpreh tutje ai.