Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja e LDK-së: Koha e fushatës ka kaluar, tani duhet të fillojë puna për vendin

 
   

Deputetja e LDK-së, Arjeta Salihu Abazi, ka reaguar pas dështimit të votimit të qeverisë, duke theksuar se është koha për punë e jo për kalkulime.

Fjala e dhënë mbahet. Koha e fushatës ka kaluar, tani është koha të fillojë puna për vendin,” ka shkruar ajo.

Sipas saj, më mirë të thuhet hapur se nuk ka numra për formim të qeverisë, sesa të mbahet vendi në pritje me shpresa të kota. Deputetja ka apeluar për seriozitet, përgjegjësi dhe stabilitet në politikë.

Postimi i plotë:

Fjala e dhënë mbahet.

Koha e fushatës ka kaluar, tani është koha të fillojë puna për vendin.

Më mirë të thuhet që në fillim se nuk i ke numrat, sesa të mbahet një vend në pritje me shpresa të kota.

Kosova ka nevojë për seriozitet, përgjegjësi dhe stabilitet, jo për kalkulime e lojëra politike.