Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja e LDK-së thotë se përgjegjësia nuk duhet t’i lihet vetëm Vetëvendosjes, i reagon ashpër zyrtari i LDK-së

 
   

Deputetja e sapozgjedhur e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muçaj, ka bërë thirrje për reflektim nga subjektet politike dhe për bashkëpunim për të zhbllokuar Kuvendin e Kosovës, pas 15 seancave të dështuara për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Sipas saj, është e pakuptimtë dhe e padrejtë që përgjegjësia për zhbllokimin institucional t’i lihet vetëm një partie, kur procesi është kolektiv dhe çdo deputet mban një mandat që i buron nga qytetarët, jo nga aritmetika politike.

“Përgjegjësia për të çuar vendin përpara është e përbashkët, ashtu siç është edhe dëshira e qytetarëve për stabilitet, rend dhe zhvillim”, shkruan ajo.

Në një reagim publik, Kabashi-Muçaj tha se subjektet politike duhet të reflektojnë.

“Asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit”, theksoi deputetja. Ajo kërkoi që ky proces të mos mbetet më peng i politizimit dhe të rikthehet besimi i qytetarëve në demokraci.

Pas këtij publikimi të saj, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj. Ai i shkruan deputetes Kabashi se, ke garuar brenda LDK-së dhe aty i ke marr votat, e duhet fillimisht ta bindesh subjektin tënd për këtë reagim.

“Ti zonja Kabashi-Muçaj ke garuar në listën e LDK-së dhe si e tillë i ke marrë votat, andaj këto deklarata duhet t’i bësh brenda subjektit tënd politik që ta ka japë besimin dhe privilegjin. Binde subjektin tënd fillimisht”, shkruan Gecaj.