Lajme

Deputetja e VV-së i reagon PDK-në: Po duan zgjedhje, kështu dëmi për vendin është më i madh

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas mbledhjes së kryesisë thanë se “zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të ecur përpara”, duke e fajësuar Albin Kurtin për krizën institucionale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se “po duan zgjedhje sepse kështu dëmi ndaj vendit është më i madh”.

Postim i plotë:

Pra, nuk qenka puna që s’ka zgjidhje, por zgjidhje nuk po duan.

Po duan zgjedhje. Sepse kështu dëmi ndaj vendit është më i madh.

Të Ngjashme