Deputetja e VV-së: Zgjidhje ka, vetëm nevojitet që opozita të largohet nga pozicioni bllokues!
Deputetja Arjeta Fejza ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka qenë e gatshme dhe është e gatshme edhe në këto momente t’i ofrojë 30 nënshkrime.
Ajo deklaron se si për Vjosa Osmanin apo ndonjë kandidat tjetër nga PDK apo LDK.
Sipas saj, zgjidhje ka, vetëm nevojitet që opozita të largohet nga pozicioni bllokues në formimin e institucioneve. “… dhe të mos shkaktojë përsëri zgjedhje”, ka thënë ajo.
