
Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza ka thënë se është pranë banorëve të Kçiqit të Mitrovicës të cilët po përballen me zjarre.
Ajo i ka falënderuar përzemërsisht për gatishmërinë dhe organizimin që po tregojnë në shuarje të zjarrit, shkruan lajmi.net.
“Institucionet tona policia dhe zjarrfikësit janë aty dhe po punojnë pa ndalur. Ata janë heronjtë tanë dhe për këtë u jemi thellësisht mirënjohës”, ka shkruar Fejza në Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Jam pranë banorëve të Kçiqit në këto momente dhe i falënderoj përzemërsisht për gatishmërinë dhe organizimin që po tregojnë në shuarjen e zjarrit që ka kapluar lagjet tona. Institucionet tona policia dhe zjarrfikësit janë aty dhe po punojnë pa ndalur. Ata janë heronjtë tanë dhe për këtë u jemi thellësisht mirënjohës.