
Arjeta Fejza, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ajo dhe partia ku bënë pjesë ndihen të përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit që vije nga e njëjta parti, Dimal Basha.
Tutje Fejza tha se e konsiderojnë Kuvendin të konstituar.
“Absolutisht se po, në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka pasur një proces që është zhvilluar jo vetëm në rastin e kryetarit por edhe në komplet konstituimin e seancës që ne e konsiderojmë të konstituar pasi është respektuar në përpikëri rregullorja e Kuvendit”, u shpreh Fejza.
“Ne e kemi respektuar rregulloren e Kuvendit dhe kemi pas vërejtjet tona dhe e kemi respektuar vendimin e gjykatës në secilën situatë”, tha ajo.