Horoskopi

“Deri këtu boll”/ Flet Jonida Maliqi për lidhjen me Romeon

Këngëtarja Jonida Maliqi ka treguar raportin e saj me aktorin e humorit, Romeo Veshaj pas ndarjes së tyre. Ajo është shprehur se ruajnë miqësi me njëri-tjetrin dhe se komunikojnë së bashku.

“Sigurisht që m’u bë shumë qejfi (kur Romeo tha që më ka dashur). Të dy e kemi deklaruar se të dy ruajmë miqësi, përshëndetemi më pyet se çfarë bëj me jetën, sikurse e pyes. Kam takuar së fundi prindërit e tij, po ashtu Borën e Donaldin në premierën e filmit”, ka rrëfyer Jonida Maliqi në një intervistë.

“Me të gjithë ruaj raporte shumë të mira dhe më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë miqësinë, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Deri këtu boll

E pyetur nëse aktori mori famë nga lidhja që kishin bashkë, Jonida Maliqi tha: “Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar duke qenë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë.”



Të Ngjashme