Lajme

“Deri tani isha mbrojtësi yt!” Anila i kthehet kunatit: Ti që më shqeve derën e më vure kamera në shtëpi?

 
   

Laureta dhe Namiku përballen në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ndërsa në studion e “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është i pranishëm edhe Astriti. Të tre janë pjesë e një familjeje me shtatë fëmijë, të lindur nga Hamideja, por sot të përçarë nga një konflikt i thellë familjar. Dy prej vëllezërve, Selamiu dhe Sajmiri, nuk jetojnë më.

Një vilë në Qerret të Durrësit, që sot është në qendër të debatit, ka nisur procesin e legalizimit në emrat e dy vëllezërve të ndjerë nga kjo familje, Sajmirit dhe Selamiut, por përfundimisht është regjistruar në emër të këtij të fundit, bashkëshortes së tij Anila dhe katër fëmijëve të tyre.

Në këtë shtëpi jeton edhe nëna e fëmijëve, Hamideja, emri i së cilës nuk figuron në certifikatën e pronësisë. Deri në këtë moment, përballja është zhvilluar mes tre fëmijëve, ndërsa në telefonatë u bashkua edhe Anila. Namiku, djali i cili është kujdesur për nënën për më shumë kohë, e ka mbrojtur vazhdimisht, por pasi mëson këto detaje, debaton me kunatën.

Namik: Deri para një jave unë kam qenë një njeri që i ka zjgidhur gjithë problemet e famoljes sonë, pse nuk i kam ditur unë këto që ti paske shkuar të bësh këto dhe nënës nuk i ekziston emri te certifikata e pronësisë?

Anila: Sepse nënën e keni pasur atje!

Namik: Jo, jo nëna s’ka qenë në Itali se ka qenë që në qershor që ka ardhur këtu, t’i ka dhënë dhe 5000 euro në dispozicion që t’ju ndihmojë!

Anila: Çfarë the?

Namik: Më dëgjo mua se deri tani isha mbrojtësi yt!

Anila: Ti mbrojtësi im? Kur ke qenë mbrojtësi im ti? Ke qenë mbrojtësi im se erdhe e më shqeve derën? Ke qenë mbrojtësi im se erdhe e më vure kamera nëpër shtëpi? Çfarë mbrojtësi ke qenë? Çfarë mbrojtjeje ke bërë? Ke dhënë 100 euro, i ke bërë 500?

Namik: Një pyetje kisha: çfarë kontributi ke ti dhe vëllai tim për shtëpinë ku je ti sot?

Anila: I ka bërë duart e këmbët gjak!

Namik: Çfarë kontributi përveçse të shoqëronte muratorin? Mos të gënjejmë! Nuk jemi këtu për t’u prishur me njëri-tjetrin, por për të thënë një të vërtetë!

 
 
 
 

 

Të Ngjashme