Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Dështimet në dialog me fajin e Serbisë, Bislimi tregon nëse ia vlen të zhvillohen takime tjera

 
   

Dështimet në dialog me fajin e Serbisë, Bislimi tregon nëse ia vlen të zhvillohen takime tjera.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Besnik Bislimi ka komentuar procesin e dialogut pasi Serbia vazhdimisht po tregohet dekonstruktive ndaj marrëveshjeve të arritura deri më tash.

Ai në konferencën për media tha se Serbia pas takimit të sotëm në Bruksel dëshmoi edhe formalisht se po e braktis marrëveshjen e Ohrit dhe se me këtë po konfirmohet se është Beogradi zyrtar ai që po e bllokon procesin, raporton kp.

“Me rëndësi është që sot, më qartë se asnjëherë më parë, Serbia i ekspozoi qëndrimet e veta edhe karshi Marrëveshjes Bazike, por edhe karshi Komisionit të Përbashkët për personat e pagjetur, gjithnjë në ombrellën e “konstruktivitetit” të tyre dhe “ndershmërisë”, do të thotë konstruktiviteti dhe ndershmëria e Serbisë përkthehet në moslejim të themelimit të Komisionit të Përbashkët dhe në vendosje të parakushteve dhe të linjave të kuqe për zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Mendoj që është shumë me rëndësi që ky mesazh, në mënyrë korrekte të transmetohet dhe te vendet anëtare në mënyrë që ato ta kuptojnë se kush ka qenë në fakt bllokues i progresit në dialog që nga momenti i 18 marsit 2023”, ka thënë Bislimi.

Kujtojmë, raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbisë sot në Bruksel përfundoi pa përparim të dukshëm.