Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dështimi i Kuvendit/ Drenori reagon ashpër: PDK-ja sot është kapur në genjeshtrën e saj më të madhe…

 
   

Aktivisti dhe analisti politik, Xhavit Drenori, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvend, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është kapur në “gënjeshtrën e saj më të madhe” – pretendimin se është parti lidere.

Sipas tij, PDK-ja në fakt është “parti pa krye, pa vizion e pa drejtim”, duke shtuar se gjendja e saj është më e rëndë sesa e LDK-së, e cila të paktën po përpiqet të ndjekë një udhë të re me lidership të ri.

Drenori theksoi se PDK-ja i ka dhënë një argument të fortë Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi, siç tha ai, “nuk ishte problemi i emrit, por i mospranimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit”.

Postimi i plotë:

PDK-ja sot është kapur në genjeshtrën e saj më të madhe: se është parti lidere. Në fakt është parti pa krye, pa vizion e pa drejtim, më keq se LDK-ja që të paktën po provon një udhë të re me lidership të ri.

Madje, PDK-ja i dha edhe një argument të fortë Vetëvendosjes për zgjedhjet e jashtëzakonshme – se nuk ishte problemi i emrit, por i mospranimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.