Lajme

Dështimi i seancës për Presidentin, Nagavci: Kemi ofruar mundësi për kandidat konsensual

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Arbërie Nagavci, ka mbajtur një konferencë për media pas dështimit të seancës për votimin e Presidentit.

Nagavci deklaroi se i kanë bërë të gjitha përpjekjet për ofrimin e një kandidati konsensual.

Në i bëm të gjitha përpjekjet tona. Jemi në një situatë aktuale ku si një parti që kemi mbi 51 për qind kemi ofruar mundësi për një kandidat konsensual”, deklaroi ajo.

Sapo pamë që përfunduan pa sukses dy seanca tejet të rëndësishme për vendin në mënyrë që të shmangin zgjedhjet e parakohshme. Ishim të gjithë dëshmitarë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën për të votuar presidentin e vendit dhe as nuk dhanë asnjë nënshkrim apo ndonjë propozim në lidhje me ndonjë president konsensual. LVV ka qenë e gatshme të japë nënshkrime për kandidatë që mund të vinin si propozime nga LDK ose PDK dhe kemi qenë të gatshëm të diskutojmë për ndonjë kandidat konsensual. Dhe ashtu siç e kemi përcjellë të gjithë gjatë këtyre ditëve, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e gatshme që të mbështesë, gjithashtu të japë nënshkrimet për kandidatët të cilët do të mund të vinin si propozime nga LDK-ja apo nga PDK-ja, por po ashtu kemi hapur diskutime dhe kemi qenë të gatshëm të mbështesim ndonjë me nënshkrimet tona dhe të diskutojmë për ndonjë kandidat konsensual, jopartiak. Përveç kësaj, paraprakisht pamë edhe seancën ku proceduam ndryshimet amendamentuese të Kushtetutës, në mënyrë që presidenti të mund të zgjidhej me votat e qytetarëve, pra direkt nga populli. Dhe edhe aty pamë që përderisa PDK-ja ishte, thonë, e deklaruar që nuk do të mbështesin me votë, LDK-ja deklarativisht kryetari e përmendi që do të japin mbështetjen me votë, ndërkohë që deputetët e tjerë me deklaratat e tyre patën qëndrime të ndryshme, dhe po ashtu nuk ishin të pranishëm të 15 deputetët e LDK-së. Kjo qasje vetëm e dëshmon edhe njëherë për tendencën e këtyre dy partive që të pamundësojnë zgjedhjen e presidentit dhe rrjedhimisht të dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi ajo para mediave.

Të Ngjashme