
Pas dështimit të radhës të seancës parlamentare, Profesori Binak Maxharraj ka thënë se për këtë është fajtore opozita, e cila bënë përpjekje të qëllimshme për ta penguar.
Sipas tij, Kurti mbetet figura e vetme e pakorruptuar që punon për shtetin, jo për pushtetin. Ai shihet si i palëkundur në qëndrime dhe me përkrahje të gjerë popullore, prandaj edhe një mandat i ri si kryeministër konsiderohet i natyrshëm dhe i padiskutueshëm.
Postimi i plotë:
ME KURTIN SËRISH PËR KRYEMINISTËR
(Sepse siç thuhet e do vendi dhe Kuvendi)
Dështoi edhe seanca e tetë e Parlamentit. Nuk është për t’u çuditur sepse kjo është vepër e opozitës së mjerë dhe proserbe, e planifikuar me vite për të thyer Albin Kurtin.
Por Kurti nuk thyhet, sepse është i pakorruptuar, punon për ndërtimin e shtetit e jo për pushtet, nuk e vjedh dhe plaçkit shtetin siç vepruan paraardhësit e tij.
Vetëm me Kurtin vendi mund të përparojë. Është njeri stabil, i palëkundur në qëndrime kur është në pyetje shteti.
Mu për këtë, Kurti e gëzon edhe përkrahjen e popullit.
Zgjedhja e tij për kryeministër edhe për një mandat nuk duhet të kontestohet nga askush, sepse Kurti punon për të gjithë pa dallim partish.