2
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 53-tën herë të konstituojnë legjislaturën e re. Në seancën e mbajtur të shtunën në orën 14:00, ligjvënësit nuk arritën të zhbllokojnë situatën politike.
Pas dështimit, është paralajmëruar një tjetër seancë për sonte në orën 22:00.
Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë. Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kërkuan që të kthehet në rend dite procedura për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe jo për formimin e komisionit për votim të fshehtë. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u ndërpre fjalën atyre.