Lajme

Detaje nga shembja e murit në Han të Elezit, evakohen disa familje

 
   

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shembjes së murit mbrojtës të rrugës në fshatin Meliq të Hanit të Elezit, i cili ka zënë një automjet që po qarkullonte në atë segment.

Sipas Policisë, shembja e murit ka ndodhur rreth orës 20:45, ku në automjet ndodhej një mashkull kosovar, i cili ka mbetur i lënduar si pasojë e incidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilët kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Me rekomandimin e tyre, familjet që banojnë afër vendit të ngjarjes janë evakuuar për arsye sigurie, ndërsa një patrullë policore ka mbetur në sigurim të vendit të ngjarjes deri në zhvillimet e radhës.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme