Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Detaje si u arrestua i dyshuari për vrasjen e dy vëllëzërve

 
   

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e personit të dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ku viktima ishin dy vëllezër të moshës madhore.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar më 6 nëntor 2025, rreth orës 11:30, ku njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjatë ekzaminimit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje tragjike.

Pas hetimeve intensive dhe bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, sot më 7 nëntor 2025, rreth orës 06:25, policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin A. I. (1983), mashkull kosovar, në fshatin Pllaqicë.

Pas arrestimit, të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor, pasi ka pasur plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit. Ai është dërguar për trajtim të vazhduar mjekësor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë ende në zhvillim.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti po hetohet në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, me qëllim ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.