Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Detaje të reja: I vetëvrari në Prishtinë dyshohet se është djali i një polici

Një 28-vjeçar dyshohet se është vetëvrare sot në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se ai është gjetur pa shenja jetë në një veturë.

Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, thotë Borovci.

Media raporton se viktima është djali i një polici.