Lajme

Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

Podujeva është tronditur pasditen e sotme për një vrasja makabre e një personi dhe plagosja e dy grave.

Ilaz Brahimi është vrarë në fshatin Majac nga e dyshuara Ardita Gashi. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy personat ishin në lidhje dashurie që një kohë, por se pas disa krizave çifti po shkonte drejt ndarjes.

Me këtë arsyetim dyshohet se Ardita e ka thirrur për takim Ilazin nga Obiliqi. Me të arritur ai në shtëpinë e saj, Ardita Gashi dyshohet se ka shkrepur disa herë armën në drejtim të tij duke e lënë të vdekur 42 vjeçari .

Gruaja e axhës së Arditës me të dëgjuar krismat ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e njëjta më pas ka shkrepur armën edhe ndaj familjares së saj.

Pas aktit kriminal, e dyshuara është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar me vrasje të personave të tjerë që kanë tentuar t’i afrohen asaj.

Pas një aksioni të Policisë, Gashi dyshohet se ka tentuar vetvrasjen.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Ardita gjatë ditës ka patur vazhdimisht lëvizje të dyshimta me një çantë në krah, para aktit kriminal.

Ajo dhe gruaja e axhës së saj po trajtohen në QKUK dhe raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të Ngjashme