Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Deti do jetë i trazuar, kujdes të gjithë pushuesit’, ja si do jenë temperaturat në fundjavë

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit live në edicionin informativ në Top Channel. Sipas Porjas qyteti i Tiranës ka thyer rekordin historik më 25 korrik, ku u shënuan temperaturat më të larta ndonjëherë që shkonin deri në 42.8 gradë. Sa i përket fundjavës, Lajda Porja shprehet se do jetë një fundjavë me diell, e qëndrueshme ku në disa qarqe si Gjirokastra, Berati e Elbasani temperaturat do arrijnë në 35 gradë, ndërsa në bregdet 33-34 gradë. Ajo bëri thirrje që pushuesit të kenë kujdes pasi deti do jetë i trazuar.

“Aktualisht jemi në kushte shumë më të favorshme, sot Tirana do të regjistrojë 33 gradë. Parashikohet që temperaturat jo vetëm sot, por përgjatë gjithë fundjavës do të jenë jo më shumë se 35, zonat e izoluara 36 gradë, kryesisht në qarqet Gjirokastër, Berat, Elbasan. Bregdeti do jetë 33-34 gradë, pra parashikohet një fundjavë me diell, një fundjavë e qëndrueshme, megjithëse do ketë vranësira kryesisht pasdite dhe kryesisht në zonat malore nuk pritet që të ketë reshje. Ajo që dua të theksoj është se parametri i erës do të jetë prezentë gjë që do bëjë të kemi një det me dallgë, sidomos pas orës 12:00-13:00 të mesditës, ne do të kemi det të trazuar dhe kujdes për të gjithë pushuesit”, u shpreh Porja.