Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Detonatorët në Leposaviq, alarmon Sveçla: Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë

 
   

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar fotografi të detonatorëve që u gjetën në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposaviqit.

Ai tha se Serbia përmes bandave kriminale vazhdon të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Kosovë.

“Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës. Dje Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë gjetur dhjetë detonator ndezës me fitila (kabllo) në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq.”

Ai shtoi se Policia në veri po shmang dhe minimizon sulme të rënda.

Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e insitucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve.  Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave të tilla kriminale të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale.”