Lajme

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Sot mbahen zgjedhjet lokale të pjesshme në 10 qytete të Serbisë. Raportimet e mediave flasin për dhunë dhe manipulime ne disa zona.

Sipas medias serbe “Danas”, vëzhguesit dhe aktivistët e akredituar të zgjedhjeve u rrahën dhe u kërcënuan jashtë qendrave të votimit në qytetin Bajina Bašta.

Dëshmitarët raportojnë se grupe individësh, të lidhur me Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, SNS, vepronin rreth qendrave të votimit, duke krijuar frikë dhe duke penguar mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Të Ngjashme