1
Një incident serioz i dhunës në familje është raportuar mesditën e së mërkurës në fshatin Frashër i Madh në Mitrovicë, ku një vajzë dyshohet se ka kanosur babanë e saj dhe ka tentuar të sulmojë gjyshen, duke mbajtur në duar thika kuzhine.
Ngjarja ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 13:00, kur Policia ka pranuar informatën për një rast dhune në familje dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, njësitet policore kanë hasur palët e përfshira dhe nga e dyshuara A.H. janë konfiskuar dy thika të vogla kuzhine. Të gjitha palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ankuesi S.H. ka deklaruar se vajza e tij e ka kanosur dhe kishte tentuar të sulmonte gjyshen M.H., mirëpo ka theksuar se me vullnetin e tij nuk dëshiron ta akuzojë vajzën. Ndërkaq, gjyshja ka deklaruar se është ofenduar verbalisht nga mbesa e saj me fjalë fyese.
Moneytizer Paragrafi 4
E dyshuara, gjatë intervistimit nga njësia e hetimeve për dhunë në familje, ka pranuar se ka kanosur babanë, duke deklaruar se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nën stres, ndërsa është zotuar se një veprim i tillë nuk do të përsëritet. Ajo ka mohuar se ka ofenduar gjyshen, por ka pranuar se thikat i kishte në duar.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet lidhur me rastin mbeten në vazhdim.
