2
Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së premtes në fshatin Brestovik të Pejës, ku një grua është sulmuar me thikë nga e reja e saj, ndërsa në incident është përfshirë edhe një e mitur.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije për Gazetën Sinjali se rasti ka ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 15:40, kur viktima L. R. H. është paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vitomiricë me lëndime në dorën e majtë.
Moneytizer Paragrafi 2
Sipas deklarimeve të saj, ajo ishte sulmuar nga e reja e saj, B. M. K. rreth 22-vjeçare, e cila e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar lëndim trupor. Gjatë incidentit, në sulm ishte përfshirë edhe e mitura Xh. Z. rreth 16-vjeçare, vajza e të dyshuarës, e cila kishte goditur nënën e saj – viktimën e rastit.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke arrestuar të dyshuarat, të cilat bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi dhe i ka shoqëruar në Stacionin Policor të Pejës, ku janë marrë në pyetje nga njësia e hetimeve.
Moneytizer Paragrafi 4
Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të Shtetit, rasti është inicuar si “Dhune në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Me urdhër të prokurorit, B. M. K. është ndaluar për 48 orë, ndërsa e mitura Xh. Z. është liruar në procedurë të rregullt.
Viktima, pas marrjes së trajtimit mjekësor, është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

