Një rast i rëndë e ka tronditur dje Istogun. Policia e Kosovës e zuri në flagrancë një 54 vjeçar duke dhunuar një të mitur 13-vjeçare në një fshat të kësaj komune. Më pas, Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin dhe me vendim të prokurori e ndaloi për 48 orë.
Nga Prokuroria Themelore e Pejës për KosovaPress bëjnë të ditur se për 54 vjeçarin prokurori i rastit është duke përgatitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pjesë, Shkodran Nikçi tha se në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga Policia e Kosovës.
“Dje Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një person duke kryer veprën kriminale dhunimi ndaj një të miturës, me ç’rast në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Kosovës ka dal edhe prokurori i shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe të gjitha organet relevante përfshirë edhe institucionet tjera. Personi i përfshirë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe njëkohësisht është duke u përpiluar kërkesa për masën e paraburgimit për veprën penale dhunimi”, theksoi ai.
Ky rast i rëndë dhunimi është evidentuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
