Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dhunohet një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Një grua raportohet se është dhunuar në Lipjan, në orët e hershme të 30 majit.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sakaq, viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.