ShowBizzz

“Diçka e paparë po vjen”, Gimbo zbulon projektin me Gjestin

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për jetën e tij pas daljes nga shtëpia e famshme dhe ndau emocionet e tij për ndeshjen e rëndësishme të mbrëmjes së sotme mes Kosovës dhe Turqisë.

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte zbulimi i projekteve me Gjestin!

DJ Gimbo konfirmoi se ai dhe Gjesti i janë përveshur punës për projektin e ri duke premtuar se do të sjellin diçka të paparë ndonjëherë në tregun tonë.

Gjatë bisedës, ai u shpreh plot vetëbesim dhe humor duke lëshuar një paralajmërim për publikun: “Shumë projekte çka jena tu ba na qitashti s’ka ba hala kurkush, kur t’i qesim keni me u dridh”, tha Gimbo duke qeshur.

Të Ngjashme