Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Digjen katër vetura në një parking te ‘Rruga B’ në Prishtinë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘’B’’ në Prishtinë, janë përfshirë nga zjarri katër vetura.

Nga Policia e Kosovës për gazetën online Reporteri.net kanë njoftuar se dy nga veturat janë djegur plotësisht, kurse dy të tjerat pjesërisht.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.
‘’Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin’’.

‘’Aktualisht policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin që është i cilësuar si “Zjarrvënie”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.