Aktuale

Digjet automjeti në Rrugën e Kombit, bllokohet korsia drejt Tiranës (Detajet)

Digjet automjeti në Rrugën e Kombit, bllokohet korsia drejt Tiranës (Detajet)

Teksti i Lajmit:

KUKËS – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Kukës-Tiranë, pjesë e Rrugës e Kombit. Një automjet është përfshirë plotësisht nga flakët në afërsi të mbikalimit të Kolshit, pikërisht në zonën e njohur si malorja e Kolshit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije përse, fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi mjeti është djegur thuajse plotësisht. Udhahetarët dhe drejtuesi i mjetit kanë arritur të dalin në kohë përpara se flakët të përhapeshin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilat po punojnë intesivisht për shuarjen e plotë të zjarrit dhe neutralizimin e rrezikut. Për shkak të operacionit të zjarrfikësve dhe mjetit të djegur në rrugë, autoritetet kanë bllokuar njërën korsi lëvizëse që të çon nga Kukësi drejt Tiranës, duke shkaktuar ngadalësim të trafikut në këtë aks.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit, ku dyshimet paraprake lidhen me një defekt teknik në mjet.
Do t’ju mbajëme të informuar për çdo zhvillim të ri.

Të Ngjashme