Pasditen e djeshme, vëmendjen e të gjithëve e mori një takim informal mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle. Ata u shfaqën tepër të afërt, teksa për vizitën nuk kishte asnjë njoftim zyrtar. ambasadorja ndërkohë u shfaq e veshur edhe me një fund të shkurtër, larg imazhit që jemi mësuar të shohim zyrtaret e tjera.
Po kush është Kimberly Guilfoyle? Në “Shqipëria Live”, gazetarja Kozeta Turishta nga SHBA, zbuloi më shumë detaje rreth saj.
“Kimberly Guilfoyle ka një ndërthurje mes botës së artit, medias politikës dhe diplomacisë. Ajo ka një diplomë nga Shkolla e Arteve të Bukura e Universitetit të Kalifornisë dhe një diplomë të dytë nga Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të San Franciskos. Ajo ka qenë prokurore, spikere mediatike dhe më pas ka punuar për fushatën e Donald Trump në vitin 2022, si këshilltare. Ajo ka lindur në SHBA nga prindër emigrantë, nëna portorikane dhe babai irlandez. Ka patur karrierë të suksesshme si prokurore deri në vitin 2004 në San Francisko, kur ajo vendosi të shkonte në Nju Jork dhe të bëhej pjesë e botës televizive. Nisi në ‘ABC News’ si analiste dhe opinioniste e çështjeve ligjore e ë pas, në ‘Fax News’ si spikere ku mori të gjithë vëmendjen.
Me familjen e Trump lidhjet janë të forta. Ajo dikur ka qenë e fejuar nga viti 2020 deri në 2024 me djalin e presidentit, Donald Trump jr. Por edhe pse janë ndarë, raportet mes tyre janë shumë të mira. Ajo ka qenë e martuar edhe me Gavin Newsom nga viti 2001-2006, aktualisht guvernator i Kalifornisë. Në atë kohë ai ishte guvernatori i San Francisko. Ka patur dhe një martesë të dytë nga e cila ka dhe një djalë. Njihet për aftësitë e saj në biznes, në komunikim por edhe diplomatike, edhe pse nuk ka studiuar për diplomaci. Ka dhe mbështetjen e dy kongresmenëve të fuqishëm në Amerikë me origjinë greke”– tha ajo
