Analisti dhe gazetari nga Beogradi, Radomir Dimiq, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Universitetin e Beogradit, duke shprehur shqetësim për ndërhyrjen e policisë.
Në deklaratën e tij, Dimiq theksoi se Multietnika e Kosovës është solidare me Universitetin në Beograd, duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si një akt të papranueshëm.
Ai u bëri thirrje autoriteteve evropiane të ndërmarrin masa kundër, siç e quajti ai, një regjimi diktatorial.
Sipas tij, hyrja e policisë në ambientet universitare dhe mbajtja e rektorit për disa orë përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit demokratik dhe cenim të autonomisë së universitetit si një entitet i pavarur.
Multietnika Kosova je solidarna sa Univerzitetom u Beogradu.
Pozivam evropske vlasti da preduzmu mere protiv diktatorskog režima,čija je policija upala na Univerzitet i više sati držala rektora kao taoca.Ovo je atak na demokratsku zajednicu,njenu autonomnost,kao nezavisni entitet— Radomir Dimic (@radomir_dimic) April 2, 2026
