Aktuale

Dinte çdo gjë që ndodhte në birucat e Rrogozhinës, por jo për 4 mijë rrënjët e kanabisit në shtëpinë e tij. Merr fund arratia e Bilal Hasës

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është dorëzuar në polici pas zbulesës së një sasie të madhe kanabisi në një banesë që dyshohej se ishte në pronësi të tij.

Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj dhe Policia gjetën dy ambiente të përshtatura për kultivim me rreth 4 mijë bimë kanabisi dhe pajisje elektrike, përfshirë llamba dhe neonë.

Hasa ka mohuar çdo lidhje me aktivitetin e paligjshëm.

Ai ka pohuar se nuk ka shkuar në atë objekt për disa muaj dhe nuk ka pasur dijeni për kultivimin e kanabisit që dyshohet se është kryer aty.

Hetimet paraprake vazhdojnë nga autoritetet.

Të Ngjashme