Diplomatët e Shteteve të Bashkuara u larguan nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë në Ukrainë, gjatë fjalimit të delegacionit francez.
Veprimi erdhi dy ditë pas një përplasjeje online mes zyrtarëve amerikanë dhe francezë lidhur me votën e Uashingtonit kundër rinovimit të mandatit të shefit të OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.
Misioni francez në OKB në Gjenevë deklaroi se SHBA-të nuk ishin më një “fener i të drejtave të njeriut” dhe ishin të izoluara përkrah Koresë së Veriut, Nikaraguasë, Malit dhe Rusisë.
The US used to be a beacon of human rights. Not anymore. Today, it stands alongside North Korea, Nicaragua, Mali & Russia, isolated. And the world no longer listens to it.#AmericaAlone https://t.co/GLNMsYEH9n pic.twitter.com/UTVvljTMeO
— France ONU Genève 🇫🇷🇺🇳 (@FranceONUGeneve) July 25, 2026Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, u përgjigj në X se Franca kishte votuar për një udhëheqës të të drejtave të njeriut i cili “u ka dhënë leksione demokracive të lira dhe sovrane si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli, ndërkohë që është afruar me shtypësit më të këqij në botë”.
Pas largimit, Dan Negrea, përfaqësues alternativ i SHBA-së, tha se delegacioni do të vazhdonte të largohej derisa Franca të hiqte dorë nga “retorika e saj përçmuese dhe mosrespektuese”.
Ambasadori francez, Jerome Bonnafont, nuk e komentoi largimin, por tha se Franca po punonte për të ruajtur pavarësinë e OKB-së dhe aftësinë e saj për të vepruar, shkruan Al Jazeera.
Turk, i cili ka kritikuar shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Izraeli dhe SHBA-të në Palestinë dhe Iran, u riemërua me 144 vota pro, 10 kundër dhe 13 abstenime.
Administrata e Presidentit Donald Trump ka shkurtuar fondet për agjencitë e OKB-së dhe është tërhequr nga dhjetëra entitete të organizatës që nga viti 2025, ndërsa kishte paralajmëruar edhe rishqyrtimin e angazhimit të saj ndaj mandatit të Turk.
